Paris Hilton është martuar me sipërmarrësin Carter Reum në një ceremoni luksoze të organizuar në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air, ndërsa në ceremoni ishin të ftuar Emma Roberts, Ashley Benson dhe Bebe Rexha.
40-vjeçarja konfirmoi lajmin duke publikuar në Instagram disa fotografi para ceremonisë, ku shfaqej me fustanin e saj të nusërisë të punuar nga “Oscar de la Renta”.
Jeta ime e re fillon sot…11/11. E sapo martuar, përgjithmonë Paris Hilton Reum.
Ceremonia, e cila do të jetë një event që do të zgjasë tre netë, filloi me një pritje në pronën në Bel-Air. Do të pasohet me një festë karnavalesh të premten në Santa Monica dhe një mbrëmje zyrtare të shtunën.
Trashëgimtarja pati disa ndryshime të veshjeve gjatë ditës së saj të veçantë të enjten, siç zbuloi fillimisht se do të bënte në “The Tonight Show”.
Shoqërueset e nuses, Halle Hammond, Tessa Gräfin von Walderdorff (bashkëshortja e vëllait të Paris, Barron Hilton II), vajza e Kim Richards, Whitney Davis dhe vajza e Kyle Richards, Farrah Aldjufrie, kishin veshur fustane ngjyrë rozë me porosi nga “Alice + Olivia”.
Hilton u fejua me Reum në muajin shkurt të këtij viti, kur ai i bëri një propozim romantik në një ishull privat, i rrethuar nga familjarët e tyre. Reum, një mik i ngushtë i familjes Hilton, e njihte Parisin për 15 vjet para se të lidheshin për herë të parë në një festë pas “Golden Globes” në janar të vitit 2020.
Ajo më parë tha për “People” se pandemia u dha atyre një shans për të ndërtuar marrëdhënien e tyre.Një burim tha për “E! News” se:
Paris zgjodhi fustanin e saj vonë mbrëmë. Ajo dhe bashkëshorti i saj ishin të rrethuar nga shumë dashuri dhe mbështetje deri në ditën e madhe./tch/
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...