Shëndeti i të gjithë organizmit varet nga funksioni normal i zorrëve.
Zorrët janë 70% e mbrojtjes së imunitetit tonë. Përveç kësaj, dukja (lëkura, pesha e trupit) varet drejtpërdrejt nga gjendja e traktit tretës.
Kapsllëku është një temë që u shkakton shqetësim shumë njerëzve. Por nëse nuk i kushtoni vëmendje këtij problemi, ai vetëm sa përkeqësohet me moshën.
Në vazhdim të këtij teksti janë disa strategji të thjeshta dhe të shpejta që do t’ju ndihmojnë të shkoni në tualet mjaft të qetë.
Receta për kapsllëkun
Ne kemi nevojë për përbërësit e mëposhtëm:
▪ 1 lugë çaji fara kungulli (të papjekura),
▪ 1 kumbull e thatë.
Përbërjen mund ta përgatisni duke i prerë kumbullat e thata me thikë dhe duke i përzier me farat e kungullit.
Përdoreni këtë 3 – 4 herë në ditë.
Një tjetër ilaç i dobishëm për përmirësimin e tretjes është masazhi i barkut me grusht në drejtim të akrepave të orës.
Ushtrimet fizike
Shtrihuni në shpinë, ngrini këmbët drejt dhe bëni lëvizjen “gërshërë” për 2 – 3 minuta. Në të njëjtin pozicion, kryeni ushtrimin “biçikletë” (2 – 3 minuta). Një psherëtimë e thellë. Një nxjerrje e mprehtë e frymës, e cila pasohet nga tërheqja e barkut nga brenda, drejt shtyllës kurrizore. E bëjmë 10 – 15 herë.
Ushtrimet kryhen në mëngjes. Kjo do t’ju ndihmojë që shkuarjen në tualet në mëngjes ta keni më të lehtë.
Komponenti psiko-emocional ndikon edhe në shëndetin e tretjes. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mësoni se si të kontrolloni stresin, të përjetoni emocione pozitive dhe të flini mjaftueshëm. /telegrafi
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...