Google ADS

Keane reagon pas festës së Maguire: Ai mendon se po i mbyll gojën kritikëve

23:54 | 12 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Festa e golit të parë të Anglisë kundër Shqipërisë, të cilën e shënoi Harry Maguire nuk ka lënë pa u komentuar nga ish-kapiteni i Manchester United, tash analist futbolli, Roy Keane.

“Ai mendon se po i mbyll gojën kritikëve. Por unë mendoj se është e turpshme. Ai ka qenë një turp dy majt e fundit për Man. United. Ai mendon se nëse shënon atje, do t’iu mbyllë gojën kritikëve të tij. E trupshme”.

Maguire vazhdimisht ka qenë “pre” e kritikave të shumta të Keane për shkak të paraqitjeve të dobëta me Manchester United.

Derisa, nuk ka lënë as pa u komentuar mënyra e festës së golit të sotëm kundër Shqipërisë.

Kuqezinjët pësuan disfatë të thellë kundër “Tre Luanëve” me rezultat 5-0 në ndeshjen që u zhvillua në Wembley./Arbresh.info

Të ngjashme