Italia dhe Zvicra “ndahen në paqe”

22:51 | 12 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Ka përfunduar ndeshja mes Italisë dhe Zvicrës me rezultat 1-1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët , duke shënuar gol qysh në minutën e 11-të përmes Silvan Widmer.

Ndërsa në minutën e 36-të, Giovanni di Lorenzo arriti të barazoj rezultatin për Italinë.

Ndeshja në përgjithësi ishte e dominuar nga “Azzurrët”, por përkundër këtij fakti, rezultati nuk ndryshoi.

Italianët kishin rast shumë të mirë të dilnin fitimtar në këtë ndeshje, pasi u akordua penallti në minutën e 90-të për ta.

Por përkundër kësaj, Jorginho gjuajti jashtë.

Vlenë të theksohet se përkundër Xherdan Shaqirit i cili u aktiviza që nga minuta e parë, edhe Kastriot Imeri dhe Andi Zeqiri arritën të kishin minutat e tyre në këtë përballje.

Ndeshje tjera që u zhvilluan gjatë ditës së sotme:

Irlanda e Veriut – Lituania: 1-0

Moldavia – Skocia: 0-2

Austria – Izraeli: 4-2

Danimarka – Ishujt Faroe: 3-1

Andorra – Polonia: 1-4

Anglia – Shqipëria 5-0

Hunari – San Marino 4-0./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme