Ani pse temperaturat vazhdojnë të jenë të larta, në Kosovë veçanërisht në kryeqytet tashmë kanë filluar problemet me ndotjen e ajrit.
Sikurse edhe viteve të kaluara, siç duket edhe këtë vit vlerat e ndotjes së ajrit do të jenë po të njëjtat, shkruan arbresh.info
Tymi kaplon Prishtinën në këto ditë të qeta të motit të qëndrueshëm, pa erë të mjaftueshme që të shpërndajë ndotësit ajror, që shënojnë rritje në përqendrime orëve të mbrëmjes, shkaku i djegieve të vogla (small combustion) për ngrohje nga amvisëritë.
Sipas Prishtina Weather në orën 16 kur është marrë edhe pamja nga droni, në pikën matëse te Rilindja, vlerat e grimcave të materies PM2.5 shënonin mbi 75ug/m3, e atyre PM10 mbi 130ug/m3.
Indeksi i cilësisë së ajrit në këto raste është jashtëzakonisht i dobët. /arbresh.info/
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane