Art Hoti, Rinor Tovërlani dhe Gramos Murati nga ekipi i juniorëve, promovohen me kontrata profesionale

21:46 | 12 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Llapi po punon në të gjitha drejtimet.

Art Hoti, portier, 17 vjeç, i lindur më 09.06.2004, Rinor Tovërlani, sulmuesi i krahut, 17 vjeç, i lindur më 05.06.2004 dhe Gramos Murati, mbrojtës qendre, 17 vjeç, i lindur më 17.08.2004, janë tre futbollistët e radhës nga Akademia e Llapit që promovohen me kontrata profesionale dhe pas paraqitjeve të tyre të mira në vazhdimësi, trajneri Tahir Batatina i sheh afrime shumë cilësore për të ardhmen e klubit.

Art Hoti është portieri i parë i ekipit U19 që ka pasur paraqitje shumë të mira si dhe është portier i tretë i ekipit të seniorëve. Më parë, ai ka mbrojtur ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës U17.

Rinor Tovërlani është njëri ndër futbollistët më premtues nga ekipi U19. Si sulmues i krahut ai dhuron gola të bukur, asistime dhe paraqitje impozante duke ndihmuar shumë ekipin e juniorëve në fazën ofenzive. Tovërlani është pjesë e rregullt e Kombëtares së Shqipërisë U17.

Gramos Murati është mbrojtës qendre dhe i jep stabilitet fazës defanzive të ekipit U19. Në ndeshjet kur paraqitet reparti defanziv pranon më pak gola dhe në shumë ndeshje nuk pranon fare gol.

Promovimi i tyre me kontrata profesionale përveç që është meritë e punës së tyre është meritë edhe e punës së trajnerit Mehmet Agushi që i ka përcjellur nga gjeneratat e reja U15 e U17 deri më tash.

Tre futbollistët, Art Hoti, Rinor Tovërlani dhe Gramos Murati do të jenë pjesë e Llapit deri në vitin 2026.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme