gjatë intervistës në Pressing ka thënë se kur ka marre ftesën për të kandiduar për të parin e Prishtinës është ndjerë tepër i nderuar dhe ka ndjerë obligim moral që ta marre përsipër për t’i dhënë shansin Prishtinës që të transformohet rrënjësisht.
Rama, në Pressing, ka thënë se projekti i Prishtinës do të jetë kryevepra e tij jetësore.
“Kam marrë ftesën nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Fillimisht nuk e kam marrë shumë serioze, kur e kam marrë thirrjen e dytë e kuptova që ishte serioze”, sqaroi Rama.
“Për mua është një ftesë që t’i ndihmojë qytetit tim të lindjes, ku jam lind e rrit deri në moshën 16 vjeçare. E kam këtu dashurinë dhe jam munduar që 17 vjet që t’i ndihmojë nëpërmjet propozimeve të ndryshme për me i shqyrtuar problemet urbanistike në forma të ndryshme, por asgjë s’është marrë parasysh për çështje të ndryshme”, thotë Rama.
“Për mua ka qenë një nder i madh dhe për atë arsye kam ardhur dhe jam takuar me Abdixhikun”, theksoi Rama.
“Unë kam pranuar me kusht që unë të fokusohem 100 për qind në Prishtinë. Fokusi im, dashuria ime është Prishtina që ta zgjedh problemin që duket i madh por zgjidhja nuk është aq e vështirë”, shtoi Rama.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...