Menduh Thaçi: Qeveria ka 61 deputetë

19:30 | 12 Nëntor 2021
A. B.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se shumica parlamentare ka 61 deputetë dhe jo 59.

Ai ka sqaruar se momentalisht janë 59 + 1 me deputetin Kastriot Rexhepin, por nuk ka bërë të ditur emrin e deputetit të 61-të, pasi evitoi pyetjen duke u larguar.

“Shumica i ka 61 deputetë. I kemi 61, nuk diskutohet”, tha Thaçi.

Për ngjarjet e fundit politike në vend, ai tha se ka qenë betejë kundër Rusisë, dhe pro Amerikës.

Ai gjithashtu tha se partia e tij ka mbajtur mbledhje, në të cilën kanë diskutuar për zgjedhjet e fundit lokale./Telegrafi/

Të ngjashme