Lampard refuzon të marrë drejtimin e Norwich City

16:48 | 12 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Frank Lampard ka refuzuar ofertën e Norwich City për ta udhëhequr skuadrën e Milot Rashicës në Premier League.

Sipas gazetarit të “The Times”, Henry Winter, ish-futbollisti dhe trajneri i Chelseat është tërhequr nga gara për të parin e “kanarinave”.

Gazetari anglez shkruan se trajneri i sapo shkarkuar nga Aston Villa, Dean Smith, tani është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës.

Norwich City është pa trajner që nga java e kaluar, kur drejtuesit e skuadrës shkarkuan teknikun gjerman, Daniel Farke, i cili arritë fitoren e parë në ligë vetëm pas xhiros së 11-të./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme