Google ADS

Fundjavë e ngarkuar evropiane për gjyqtarët kosovarë të hendbollit

16:39 | 12 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Katër çifte të gjyqtarëve kosovarë të hendbollit janë të angazhuar në ndeshje të kupave evropiane këtë fundjavë.

Prania e gjyqtarëve dhe delegatëve tanë në kompeticione është e rregullt. Ndeshjet të cilat u besohet gjyqtarëve kosovarë për t’i drejtuar janë gjithnjë e më të forta.

Arsim e Erdoan Vitaku janë deleguar për të drejtuar ndeshjen e Lokomotiva Zagrebit me skuadrën MKS FunFloor Perla Lublin nga Polonia.

Ndeshja luhet të shtunën nga ora 18:00 në Zagreb dhe është e para e raundit të tretë kualifikues të Ligës Evropiane për hendbolliste.

Çiftet tjera të gjyqtarëve të FHK-së janë deleguar në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi po qëndrojnë në Izmir të Turqisë, ku do të drejtojnë ndeshjen Izmir BSB – Maderia Andebol (Portugali), e cila zhvillohet të shtunën nga ora 17:30.

Sherif Xhema e Besfort Jahja drejtojnë ndeshjen mes Vardarit dhe skuadrës holandeze, JuRo Unirek, ndeshje kjo e cila luhet në Shkup të shtunën nga ora 17:00.

Ilir Bytyqi e Syart Kasapi drejtojnë ndeshje në Zvicër, nga ora 18:00, të shtunën, takohen skuadrat LK Zug dhe Cabooter Handball Venlo (Holandë).

Pas një jave, Fahredin Hashani do të jetë delegate në Slloveni, në ndeshjen Dunajska Streda -Stockerau./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme