Google ADS

Qeveria konfirmon për arbresh.info: Hoxha dhe dy zëvendësministrat kanë deponuar dorëheqjet

15:15 | 12 Nëntor 2021
S D

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë Veriore Muhamet Hoxha, për arbresh.info ka konfirmuar deponimin e dorëheqjes së Ministrit të Bujqësisë, Arianit Hoxha, dhe dy zëvendësministrave, zëvendës ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani si dhe ai i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani tashmë kanë deponuar dorëheqjet e tyre në Qeveri.

“Po është e vërtet sot e kanë deponu në Qeveri. Arianiti e ka pasur një pres konferencë para Qeverisë edhe e ka tregu që atje jep dorëheqje, edhe ia dorëzon dorëheqjen Kryeministrit . Sipas dispozitave ligjore këtu tek ne dhe procedurave Kryeministri është mandatar ai duhet të kërkojë prej parlamentit shkarkimin e Ministrit dhe dy zëvendësministrave”, tha Hoxha për arbresh.info.

Nga ekzekutivi thonë se dorëheqjet janë deponuar pasditen e sotme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme