Drejtoresha e Komunikimit në ‘Foltoren’ e Sali Berishës, Floriana Garo, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në Syri Tv, ku u pyet se çfarë pret nga lëvizja e liderit historik të PD.
Garo theksoi se sheh largimin e Bashës dhe rikthimin e Berishës në Partinë Demokratike.
“Basha duhet të largohet dhe vetëm Berisha mund ta bëjë. Unë mendoj se Berisha është lider i jashtëzakonshëm dhe do të frymëzojë gjeneratën e re, ashtu siç duhet. Unë shoh largimin e Bashës dhe rikthimin e Berishës.
Rinia nuk mund të rrijë kështu, nuk mund të quhemi gjeneratë e re dhe e djegur, e pse, kur kemi shpresën. Unë mendoj se Berisha më vlerëson mua si grua dhe atë që unë përfaqësoj, të qenit e suksesshme në fushën e televizionit, më vlerëson si nënë dhe si njeri të përkushtuar”, u shpreh Garo.
Gjithashtu, ajo deklaroi se ka pritur nga Basha të thuhet se pse humbën, por është përballur vetëm me heshtjen e tij.
“Nuk kam patur komunikim të lirë dhe të sinqertë me Bashën. Kam pritur të thuhet se pse humbëm e nuk kishte asgjë, por vetëm heshtje, heshtje, heshtje. Kam pritur dhe ia kam shprehur Bashës se raporti me të në fund ishte i çuditshëm. Pas kësaj, unë i jam bashkuar Foltores së Berishës në mënyrë natyrale.Pasi Berisha u shpall non grata, kisha dyshime, por burrëria si reagoi, ishte shumë për t’u vlerësuar e jam frymëzuar nga kjo gjë. Duke parë entuziazmin e Berishës, i jam përgjigjur “Po”, për të qenë pranë njerëzve, pranë demokratëve. Unë kam jetuar në Amerikë dhe aty kam mësuar se njeriu nuk ka asgjë, nëse nuk ka lirinë e shprehjes e prandaj të rinjtë duhet që të shohin shpresën te Foltorja”, u shpreh Garo.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut