Ajazi përdor shprehinë e Thaçit, hynë me të njejtën muzikë në tubim zgjedhor

11:46 | 12 Nëntor 2021
arbresh.info

Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin, dikur figurë e respektuar brenda Partisë Demokratike të Kosovës ka vazhduar të përdorë “shprehi” të ish-liderit të kësaj partie, Hashim Thaçi.

VIDEO KËTU

Në ditën përmbyllëse të fushatës për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale që mbahen të dielën, ai ka përdorur këngën e grupit Europe “The Final Countdown”, që në shqip do të thotë “Numërimi mbrapsht përfundimtar”.

Këtë këngë përdorte Thaçi kur hynte në tubimet e tij elektorale derisa ishte lider i PDK-së.

Ajazi ka përdorur edhe figurën e ish-liderit tjetër të PDK-së, Kadri Veseli gjatë fushatës.

Ajazi ka përball kandidatin e PDK-së, Ramiz Lladrovci./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme