Kosovarët me traktorë kalojnë kufirin ilegalisht nga Serbia në Kosovë

10:59 | 12 Nëntor 2021
S D

Dy kosovarë me traktorë me targa vendore kanë kaluar kufirin ilegalisht duke iu shmangur pikave kufitare, por që janë ndaluar nga policia, shkruan arbresh.info.

Kalimi është bërë nga Serbia në Kosovë, më pas të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Kormjan, Kamenicë, 11.11.2021 – 20:30. Njësitë policore kanë ndaluar një traktor me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe bashkë udhëtarin të dyshuarin tjetër mashkull kosovarë, të cilët duke iu shmangur vendkalimeve të rregullta kufitare, nga republika e Serbisë kanë hyrë në Republikën e Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme