Google ADS

I theruri me thikë në Prizren është në gjendje të rëndë

10:43 | 12 Nëntor 2021
arbresh.info

Personi që u ther me thikë në Prizren në mesnatën e sotme është në gjendje kritike bën të ditur Policia e Kosovës.

I dyshuari tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Rr. Njazi Alishani, Prizren, 12.11.2021 – 00:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në emergjencën e spitalit të Prizrenit për tretman mjekësor dhe sipas mjekut gjendja e viktimës është në rrezik për jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme