Sipas mediave të huaja, Leonardo DiCaprio më shumë gjasë do të interpresojë personazhin e Jim Jonës, liderit të kultit të “Tempullit të Popullit”, i cili dërgoi në vdekjen e më shumë se 900 ndjekësve të tij.
“Deadline” shkruan se DiCaprio nënshkroi kontratën për rolin kryesor dhe produksionin për filmin për jetën e Jones përmes kompanisë së tij të produksionit “Appaian Ëay”, transmeton portal arbresh.info
Skenarin e ka marrë përsipër Scott Rosenberg, i cili njihet për shkrimin e skenarëve për hitet filmike “Jumanji” dhe “Venom”.
Ende nuk janë dhënë detaje më të hollësishme se kur do të fillojnë xhirimet e filmit dhe se kur mund të pritet të shfaqet në kinema.
Edhe pse e pa konfirmuar, supozohet se filmi do të tregojë edhe 18 nëntorin fatal të vitit 1978, kur Jones organizoi një vetëvrasje masive të ndjekësve të tij.
Atë ditë humbën jetën 918 persona, të cilët pinë helmin cianid në lëng. Vetë Jones u gjet në mesin e viktimave.
Disa vite më parë u publikua një dokumentar në të cilin të mbijetuarit flasin se si ishte të jetosh në një organizatë fetare në të cilën promovohej socializmi i krishterë./arbresh.info/
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...