Bislimi flet për raportin e BE-së, fajtor për të gjeturat e le Qeverinë e kaluar

10:26 | 12 Nëntor 2021
V. S.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, ka raportua në Komisionin për Integrim Evropian.

Para deputetëve, Bislimi tha se e kanë analizuar në detaje Raportin e BE-së për vendin.

Sipas tij, Qeveria e ka marrë me seriozitet procesin e integrimit evropian, duke shtuar se kanë quar përpara numër të madh të proceseve që kanë ngecur me vjet.

“Ne kemi analizuar me kujdes raportin që ka 43 faqe dhe kemi analizuar te gjitha të gjeturat. Një problematikë që kemi vërejtura ka të bëjë që metodologjia i përgjigjet vetëm rrethanave në teren. Raporti flet për mungesë të shumicës parlamentare dhe i referohet periudhës para marsit. Qeveria Kurti 2 procesin e integrimit e ka marrë me prioritet të madh. Menjëherë kemi aktivizuar mekanizmat tanë. Ne kemi miratuar Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së. Në 6 mujori e qeverisjes jemi përpjekur të japim energji të re dhe t’i shtyjmë përpara disa çështje. Për herë të parë kjo Qeveri e ka kthyer terminalin Trepça. Një problem tjetër ka të bëjë me transferin e inspektorëve komunal. Problem tjetër ka të bëjë me homologimin e veturave është hequr nga Qeveria Kurti. Pastaj në fushën e sundimit të ligjit ka pasur progres të kufizuar”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme