Dita e fundit e fushatës zgjedhore. “A mbahet qurani”, siç thotë një fjale e jona popullore, “në natën e fundit të Bajramit”. Patjetër se jo!
Shkruan: Ridvan Berisha
Pa hatrime, mbi bazën e informacioneve nga spektri i gjerë politik, bazuar dhe në njohuritë mbi sentimentin e votuesit kosovar se si, dhe për cilin kandidat do të votojë të dielën në rrethin e dytë, më poshtë po përpiqem të jap një vlerësim të plotë mbi rezultatin e se dielës në darkë.
1) Shaqir Totaj në Prizren do të festoj fitoren! Ka një koalicion me shtratin origjinal të votuesit të PDK, sot, i rreshtuar në Nisma.
2) Përparim Rama në Prishtinë po ashtu ka arsye të pret fitore meqë votuesi i PDK dhe vota konjukturale e saj mezi pret revanshin ndaj LVV-së megjithëse në zgjedhjet e vitit 2013 kishte vepruar nën të njejtin pretekst me votën kundër Isa Mustafës.
3) Lutfi Haziri do të fitojë sepse nga disponimi i votuesit të PDK atje, që pa asnjë hezitim mendoj se njoh mirë, do t’ia sigurojë një epërsi të dukshme z. Haziri nën mbështetjen edhe të votuesit të AAK-së, etj, etj.
4) Gjakova do ëe vijojë edhe për katër vjet të tjera me Ardian Gjinin, kështu që terreni atje flet për një përparësi të tij për shumë arsye ndaj kundërkandidates.
5) Istogu, për shkak të specifikave të tij që lidhen me historikun dhe vendlindjen e presidentit historik Ibrahim Rugova, ka ndryshuar tashmë në favor të kandidatit Bekë Berisha. Edhe në rrethin e dytë peër herë të parë kjo komunë do të qeveriset nga z. Berisha.
6) Podujeva me kandidatin Ekrem Hyseni mund të festojë qysh sonte fitoren.
7) Kaçaniku do të vazhdojë me doktorin e PDK edhe për katër vjet të tjera.
8) Qëndron Kastrati në Kamenicë me krejt stopat e mundshëm, përfaqëson përparësi në çdo pikëpamje dhe natyrisht se e pres fitoren e tij te dielën, në darkë.
9) Fushë Kosova dhe Vitia do të vijojnë me kandidatët e njejtë, do të jenë fitues të rrethit të dytë të votimeve.
10) Obiliqi do të vazhdojë me Xhafer Gashin, këtu bash s’kam asnjë mëdyshje.
11) Qyteti me trashegimi historike, Vushtrria, do t’ia besoj fitoren kandidatit Ferit Idrizi. Lirisht përgatituni për të festuar rezultatin për të.
12) Drenasin po natyrisht se e fiton pa asnjë dilemë Ramiz Lladrovci.
Klina, Juniku, Dragashi, Shtimja, nuk arrij të nxjerrë përfundime sepse nuk e njoh mirë habitatin e votuesve.
Uroj që shteti ynë të ridëshmojë se përfaqëson një demokraci të lartë, duke garantuar një proces vërtete të lakmueshëm demokratik, që vota të mos deformohet, të sigurojmë një proces të lirë e fer zgjedhor.
(Opinioni nuk pasqyron qëndrimin editorial të portalit arbresh.info)
Nesër mbahet ceremonia e themelimit të SHKK-së, merr pjesë H...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...