Një gjykatë në Myanmarin e sunduar nga ushtria dënoi të premten gazetarin e arrestuar amerikan Danny Fenster me 11 vjet burg pasi e shpalli atë fajtor për disa akuza, duke përfshirë nxitje për gjoja përhapje të informacionit të rremë.
Fenster, redaktor menaxhues i revistës online Frontier Myanmar, u shpall gjithashtu fajtor për kontaktimin me organizata të paligjshme dhe shkelje të rregulloreve mbi vizat, tha avokati i tij, transmeton portal arbresh.info
Fenster është arrestuar që nga muaji maj dhe ende përballet me dy akuza shtesë në një gjykatë tjetër për shkeljen e ligjit kundër terrorizmit dhe një status që mbulon tradhëtinë dhe rebelimin.
Fenster u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar të Yangon më 24 maj teksa ishte gati të hipte në një fluturim për të shkuar në zonën e Detroitit në Shtetet e Bashkuara për të parë familjen e tij.
Ai është i vetmi gazetar i huaj që është dënuar për një krim të rëndë, që kur ushtria rrëzoi pushtetin e Aung San Suu Kyi dhe morri pushtetin.
Marrja e ushtrisë u përball me protesta të gjera paqësore që u shtypën me forcë vdekjeprurëse. Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politik ka detajuar vdekjen e më shumë se 1,200 civilëve, përveç rreth 10,000 arrestimeve. Që atëherë, rezistenca e armatosur është përhapur dhe ekspertët e OKB-së dhe vëzhguesit e tjerë kanë frikë se kryengritja fillestare mund të shkojë drejt luftës civile./euronews/arbresh.info/
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...