Subjektet politike sot do të përmbyllin fushatën zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve, të cilat do të mbahen ditën e diel, 14 nëntor.
Kandidatët të cilët janë në garë për kryetar të komunave, sot kanë ditën e fundit që të takojnë qytetarët e të shpalosin programet e tyre. Fushata zgjedhore sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte pesë ditë.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve do të votohet në 21 komuna, përfshirë këtu Prishtinën, Prizrenin, Gjilanin, Gjakovën, Podujevën, Drenasin, Kaçanikun, Istogun, Dragashin, Fushë Kosovën, Obiliqin, Klinën, Kamenicën, Rahovecin, Junikun, Vitinë, Malishevën, Vushtrrinë, Shtimen, Kllokotin dhe Mamushën./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...