Google ADS

Deri në shtator të këtij viti u lindën 6,610 foshnje, pati më shumë meshkuj

09:00 | 12 Nëntor 2021
arbresh.info

Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) deri në fund të muajit shtator janë regjistruar 6.610 lindje.

Ndër to 2,336 lindje kanë qenë me prerje cezariane.

Kështu tha për arbresh.info drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili.

Ai shtoi se për dallim nga gjinia këtë vit numri i lindjeve ka qenë më i lartë meshkuj me 3,561 lindje, ndërsa femra 3,124 lindje.

“Në klinikën e Gjinekologjisë deri në muajin shtator të këtij viti janë regjistruar 6.610 lindje, ndër to 2,336 lindje kanë qenë me prerje cezariane. Për dallim nga gjinia këtë vit numri i lindjeve ka qenë më i lartë meshkuj me 3,561 lindje, ndërsa femra 3,124 lindje. Ndërsa nuk kemi rrënje te natalitetit.”, tha Ismaili./A.Zeka/arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme