Prokurori i Shtetit: Për 24 orë janë ngritur 32 aktakuza ndaj 40 personave

10:24 | 12 Nëntor 2021
S D

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 32 aktakuza kundër 40  personave, për vepra të ndryshme penale, transmeton arbresh.info.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë 19 persona, si dhe janë bërë shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit të 13 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit, ka bërë një kërkesë sekuestrimin e një automjeti ‘’VW Golf’’ dhe çelësi i automjetit për shkak të dyshimit se është përfituar përmes veprës penale./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme