Koronavirusi/ 67 viktima dhe 6801 raste të reja në Greqi

01:54 | 12 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Vijon të rritet numri i viktimave dhe i rasteve të reja nga COVID-19 në Greqi.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 67 qytetarë.

Po gjatë këtij harku kohor, në shtetin fqinj janë regjistruar 6801 raste të reja me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë, në Greqi janë infektuar me COVID 815.068 qytetarë, prej të cilëve kanë humbur jetën 16,560 persona./Opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme