Deputeti i PD, Dashnor Sula, ka sqaruar deklaratën e bërë sot prej tij në Komisionin e Ligjeve, ku ndeklaroi se “qarku i Elbasanit është në kufi me Italinë dhe ka dalje në det”.
Përmes një reagimi, Sula thotë se ky ishte një keqinterpretim i medias, ndërsa shkruan se fshati i fundit i Peqinit në kufi me Rrogozhinën, është 10 km larg bregdetit.
Sa i përket kufirit me Italinë, ai thotë se ishte një hipërbolë. Ai hedh akuza ndaj mediave, pasi sipas tij, disa “dashamirës” mediash pranë qeverisë, e kanë keqinterpretuar qëllimisht fjalën e tij.
“Në dy vitet e fundit mediat ulën vëmendjen ndaj aktivitetit të Kuvendit me të drejtë sepse parlamenti u bë monopartiak.
Në këtë legjislaturë Partia Demokratike po ushtron detyrën e saj duke u bërë kontrollor i qeverisë. Kjo ka sjellë vëmendje të shtuar të opinionit publik tek aktiviteti i Kuvendit. Jam i kënaqur që falë mediave, qofte edhe atyre pranë qeverisë të bëhem lajm për problematikat që ngre.
Rasti i fundit ishte sot në Komisionin e Ligjeve ku teksa kishim përpara përfaqësuesit e KPL-së shpreha shqetësimin për ndryshimin e hartës së re gjyqësor që synohet të bëhet.
Shembull mora qarkun e Elbasanit. Për ata që nuk e dinë, si bir i asaj krahine dua t’i kujtoj se ai kufizohet me Maqedoninë e Veriut dhe shkon deri në fshatin e fundit të Peqinit në kufi me Rrogozhinën jo më shumë se 10 km larg bregdetit, aktualisht vetëm një prokurori qëndrore. Sigurisht ajo që thash se kufizohet me Italinë ishte një hiperbolë e përdorur në komunikim për të kuptuar problematikën reale.
Por disa “dashamirës” mediash pranë qeverisë e kanë keqinterpretuar qëllimisht fjalën time dhe e kanë lidhur me dobësi të njohurive gjeografike. I ftoj të mos më qajnë hallin në këtë aspekt.
Qëllimi i deklaratës sime ka qenë që të sjell në vëmendjen e organeve të drejtësisë mundimin e qytetarëve që bëjnë me orë udhëtim me makinë për të ardhur deri tek Prokuroria Elbasanit, imagjinoni sa shumë avari u hapet atyre.
Gjithësesi, për këdo që ka ndonjë merak për njohuritë e mia gjeografike e ftoj të vijë me mua të ecim skajeve të krahinës që unë përfaqësoj vecse siperfaqja aty nuk matet me metra por me halle njerezore qe askush nuk duhet të ketë frike t’i flasë”, shkruan ai./javanews/
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...