Google ADS

Kurti: Dua Lipa është diplomatja më e mirë që Kosova mund të kishte kërkuar

20:17 | 11 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri, Albin Kurti, ka lavdëruar këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipa, duke thënë se ajo është diplomatja më e mirë që Kosova mund të kishte kërkuar dhe shpresuar ndonjëherë.

Kurti përmes një pstimi në Twitter, ka shkruar se i gjithë vendi është krenar me të.
“Dua Lipa nuk është vetëm këngëtarja me e famshme në botim ajo është një aktiviste që frymëzon lëvizjet për ndryshim. Urime për çmimin tuaj. Jeni frymëzim dhe vendi juaj është krenar për ju”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se Dua Lipa ka fituar çmimin e lidershipit nga Këshilli Atlantik./arbresh.info/

Dua Lipa merr çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021” në Distinguished Leadership Award

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme