Cramon i reagon Grenellit: Pika kufitare në Merdar është ndërtuar nga BE-ja

19:22 | 11 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, i ka reaguar ish-emisarit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili tha pikëkalimi ne Merdare është funksionalizuar nga Trump.

Ajo tha se pikëkalimi kufitar është ndërtuar me 6 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të Bashkimit Evropian dhe jo të atyre amerikanë.

Në shkrimin e saj në Twitter, ajo ka ironizuar me idenë që Liqeni i Ujmanit të marrë emrin e Trumpit, duke thënë se në vend të kësaj do të ishte mirë që të investonin para.

“Do të ishte mirë nëse do të ishte e vërtetë. Pika CC Merdare u ndërtua nga 6 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së. Herën tjetër në vend që ta riemërtoni Liqenin e Ujmanit sillni edhe pak para”, tha Cramon.

Ish-i dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard, Grenell, tha se pikën kufitare në Merdare për në Serbi,e vuri në funksion Trump.

“Donald Trump e vuri në funksionim këtë stacion të ri kalimi si pjesë e 4 Marrëveshjeve të Normalizimit Ekonomik që ai arriti”, ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Twitter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme