Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Nicholas Abbott, ka bërë homazhe pranë memorialit në Krushë të Madhe.
Ai këto homazhe i ka bërë në të njëjtën ditë ku njerëzit në Britaninë e Madhe kanë kujtuar të gjithë ata që kanë vdekur gjatë konflikteve.
Abbot ka postuar foto nga homazhet në Facebook, ku ka shkruar se “Nuk duhet harruar humbjen dhe sakrificën e kaq shumë njerëzve”.
“Sot njerëzit në Britaninë e Madhe kanë kujtuar të gjithë ata që kanë vdekur gjatë konflikteve. Në këtë ditë përkujtimi kam bërë nderime pranë Memorialit në Krushë të Madhe. Nuk duhet harruar humbjen dhe sakrificën e kaq shumë njerëzve”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...