Drenica po kalon nëpër një krizë të thellë financiare.
Kryetrajneri i kuqezinjve, Tahir Lushtaku ka reaguar për gjendjen e krijuar në klub.
Lushtaku tthekson se tashmë dy muaj nuk janë paguar obligimet ndaj lojtarëve dhe stafit, si dhe obligimet tjera, që i duhen skuadrës për të funksionuar dhe përkrahja që i duhet skuadrës për vazhdimësi të kampionatit.
Ai gjithashtu ka kritikuar donatorët, komunën por edhe tifozët, që sipas tij nuk e kanë ndihmuar klubin aq sa duhet.
Lushtaku ka kërkuar përkrahje morale dhe financiare nga donatorët, bizneset e komuna me qëllim që të ndihmojnë klubin deri tek objektivat që ata kanë për këtë sezon, në të kundërtën paralajmron që situata mund të shkoj deri në bojkotim të stërvitjeve nga futbollistët.
Reagimi i plotë i Tahir Lushtakut pa ndërhyrje:
‘Reagim ndaj situatës se fundit të krijuar në klub! Unë si trajner i KF Drenica, me keqardhje më duhet të deklarohem në lidhje më gjithë këto veshtirësi të krijuaëra në klub. Klubi po kalon nepër një krizë të thellë financiare, pa mbeshtetje nga askush (në aspektin financiar). Po reagoj, me qellim të mos vijë situata deri në bojkotim të stervitjeve dhe ndeshjeve nga ana e futbollistëve të cilët mi kanë shprehur këto shqetësime këto ditë të fundit.
‘Duke marrë parasysh se si kemi arrritur deri të ndertimi i ekipit, dhe me nje grup solid të futbollistëve që kemi , me një fond të varfër të futbollistëve, dhe më një buxhet shumë të vogël, ku nuk vazhdoj të permbushet as ky buxhet i vogël, ne kemi arritur që të kemi rezultatet dhe sukseset që për një dekadë, nuk janë arritur më herët, ku gjatë këtyre 12 xhirove, kemi qenë gjithmonë të renditur në tri pozitat e para, në klasifikim. Prandaj, unë shprehi mllefin tim ndaj: Donatorëve dhe biznismenëve, ndaj tifozëve që nuk e kishim perkrahjen e duhur nga ta, si dhe nga tifogrupi, ‘Shqiponjat e Zeza’ (që na perkrahen nga vetëm më një numër të vogël). Ndoshta se kemi pasur perkrahjen e duhur nga donatorët, biznesët dhe vetë qyteti i Skenderajt, aq sa duhet. Dhe shtrohet pyetja, pse nuk është duke u perkrahur dhe ndihmuar klubi, në anën financiare dhe organizative, por kemi vetëm perkrahje morale, në rrjetet sociale , kryesisht vetëm në faqën zyrtare të klubit, me komente, si dhe nga opinionet e jashtme të prezentuara dhe në disa media të njohura të vendit.
‘Ne, këtë perkahje, nuk e kishim, ani pse patëm paraqitje mjaft të mira, suksese të numëruara dhe rezultate të cilat , gjithmonë I kemi dashur t’I kemi, e të cilat I kemi arritur me djersë dhe angazhim, duke funksionuar, si profesionst, shtabi teknik, së bashku me futbollistët, pa kursyer asgjë nga vetja deri në këto momente. Po bëhën tashmë dy muaj, që nuk janë paguar obligimet ndaj lojtarëve dhe stafit, si dhe obligimet tjera, që i duhen skuadrës për të funksionuar dhe përkrahja që i duhet skuadrës për vazhdimësi të kampionatit, për të arritur objektivat, sepse jemi në rrugën e duhur që me këto rezultate që i kemi ne të mendojmë më lartë, dhe për një objektiv të caktuar deri në fund të kampionatit.
‘Mendoj që klubi ka nevojë për ndihmën dhe perkrahjen morale dhe financiare nga Donatorët, Biznesët, Komuna dhe tifozët e qyetit tonë, dhe ka nevojë për një organizim të mirëfillt, afatgjatë, me një plan konkret, nga njerëzit, që duhet të jenë pjesë e kryesisë së klubit. Dhe njëherit duhet t’i bashkojmë të gjitha forcat më një qellim të shendosh, për ta organizuar klubin në mënyrën më të mirë të mundshme, përfshirë të gjithë pa dallim. Falendëroj kryesinë e tanishme që kanë bërë maksimumin e mundur , për të përmbushur të gjitha obligimet të cilat I ka klubi, por nuk ia dolën, për shkak të vështirësive finanicare.
‘Gjithashtu dua të falendëroj, të gjithë njerëzit, kontribuesit, pa dallim, që kanë ndihmuar dhe mbeshtetur në forma të ndryshme klubin, në periudha të caktuara, por klubi tashmë ka shumë nevojë qysh sot, për të gjithë, të mendojnë të gjithë, që sa më shpejt të bëhët një zgjidhje, që klubi të funksionojë si duhet për vazhdim të metutjeshëm. KF DRENICA, është e të gjithëve. KF DRENICA, ka nevojë për të gjithë. KF DRENICA, është mbi të gjithë. KF DRENICA, ka dy ngjyra dhe një emblemë KF DRENICA, është krenaria e qytetit, në Superligën e Kosovës’.
Me Respekt, i Juaji, Tahir Lushtaku.
Sylvinho publikon listën/ Ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën, k...
Vrasja e 37-vjeçarit në Gjilan, policia kontrollon disa lagj...
KFOR-i parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në Zu...
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për fajde
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...
Osmani takon kryeministrin e Estonisë, diskutojnë për heqjen...