Ish-presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë se marrëveshjet që administrata e tij i ka arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë historike dhe nuk duhet braktisur.
Në deklaratën e Trump thuhet bëhet krahasim me marrëveshjen në Lindjen e Mesme, me Marrëveshjet Abraham, ku thuhet se paqja dhe normalizim ekonomik janë të mundura.
Ai po ashtu ka përmendur edhe vizitën e Grenellit në Kosovë gjatë ditës së sotme.
“Popujt e mëdhenj të Serbisë dhe Kosovës kanë kapërcyer pengesa të jashtëzakonshme në ndjekjen e tyre për normalizim ekonomik. Marrëveshjet që administrata ime i ndërmjetësoi janë historike dhe nuk duhen braktisur, janë në pyetje shumë jetë. Rajoni është tepër i rëndësishëm dhe popujt kanë pritur kohë shumë të gjatë që krejt kjo punë të hidhet mënjanë. Sot, i dërguari im, ambasadori Ric Grenell, e vizitoi kufirin Kosovë-Serbi për ta nxjerrë në pah këtë marrëveshje të rëndësishme. Njëjtë sikurse kemi dëshmuar në Lindjen e Mesme me Marrëveshjet Abraham, paqja dhe normalizimi ekonomik janë të mundur, por nevojitet përpjekje e sinqertë dhe udhëheqje e palëkundur. Paqja është e mundur, mos u dorëzoni – në pyetje është prosperiteti afatgjatë i këtyre dy kombeve!” thuhet në komunikatën e Trumpit, të lëshuar nga zëdhënësi i tij./arbresh.info/
45: The great people of Serbia and Kosovo have overcome tremendous obstacles in their pursuit of economic normalization. The agreements my administration brokered are historic and should not be abandoned, many lives are at stake. pic.twitter.com/BIs3lI5jjf
— Taylor Budowich (@TayFromCA) November 11, 2021
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin