Punëtorët e Postës thirrje Kurtit: Reago sa më parë, këto përfitime po bëhen në emër tënd dhe partisë tënde

15:28 | 11 Nëntor 2021
L G

Punëtorët e Postës protestojnë lidhur me keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin në këtë ndërmarrje.

Liridon Mirena, përfaqësues i punëtorëve të Postës tha se kanë disa kërkesa, përfshirë dorëheqjen e parevokueshme të Bordit të Përgjithshëm si dhe dorëheqjen e Komisionit për Ristrukturim të Postës.

Mirena tha se kanë kërkuar nga kryeministri që të ndërhyjë urgjentë, sepse të gjitha këto përfitime që sipas tij po bëhen në emër të tij dhe partisë së tij.

“Protesta jonë është fillim i revoltës “Jemi mbledhur sot për këtë protestë simbolike paralajmëruese për hapat e mëtejmë Sindikalë që do t’i ndërmarrim nëse nuk realizohen kërkesat tona. Kërkesat tona janë: Dorëheqja e parevokueshme e Bordit të Përgjithshëm si dhe dorëheqja e komisionit për Ristrukturimit të Postës. Dorëheqja kërkohet për shkak të keq menaxhimit të skajshëm, abuzimit, dëmtimit të postës dhe punëtorëve të postës, kërcënimeve dhe shantazheve”.

Ai i bëri thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti që të reagoi sa më parë, duke shtuar e këto përfitime po bëhen në emër të tij dhe partisë së tij.

“Heshtja pas plaçkitjes së 40 mijë eurove me ç’rast jo vetëm që u dëmtua rëndë posta ,por edhe punëtorët janë rrezikuar me jetë. Për të gjitha këta e kemi njoftuar kryeministrin Kurti. Dhe kërkojmë nga kryeministri që të ndërhyjë urgjentë sepse të gjitha këto përfitime po bëhen në emër të tij dhe partisë së tij. Protesta jonë është fillim i revoltës”, u shpreh Mirena në protestë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme