Mentor Haziri është ndër këngëtarët shqiptar që në mënyrë të vazhdueshme mahnit me performancat e tij.
Ai njihet edhe projektet muzikore, të cilat vijnë mjaft mirë të përpunuara, e që pëlqehen nga masa e madhe, shkruan arbresh.info
Të martën është bërë e ditur lista me 20 pjesëmarrësit e përzgjedhur për edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televisionin Shqiptar.
Jashtë listës është lënë këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, Mentor Haziri, pasi kënga e tij është cilësuar si e papërshtatshme nga juria e shqyrtimit të aplikimeve.
Përkundër gjithë kësaj, këngëtari sot ka publikuar këngën të cilën nuk ia pranuan në Festivalin e RTSh-së.
Projekti, i titulluar “Qëndro”, tashmë gjendet i kompletuar edhe me videoklip në platformën YouTube.
“Kjo është kënga që nuk u pranua në festivalin e RTSh-së, vlerësojeni vet. ‘Link’-u në storie dhe biografi”, ka shkruar Haziri.
Këngën tashmë të plotë e gjeni në kanalin zyrtar të Hazirit në YouTube. /arbresh.info/
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër