Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot para kuvendit tha se partia e tij qëndron e palëkundur në rënien e këtij, siç thotë ai, regjimi i cili edhe me veprimet e fundit tregoi se është i gatshëm për gjithçka për të mbetur në pushtet.
“Sa i përket qëndrimit të deputetit Kastirot Rexhepi, deri tash unë nuk ka pasur komunikim me deputetin. Kam dyshime të bazuara se deputeti mund që kundër vullnetit të tij të jetë i ndaluar”, tha Kasami.
Kasami dëshiron që këtë qëndrim ta merr personalisht nga Kastriot Rexhepi me zë dhe figurë.
“Dyshimet janë se ai pa vullnet e këtë qëndrim deri sa nuk kemi të kundërtën dhe për këtë jam në komunikim me institucionet e vendit dhe ndërkombëtarët”, tha mes tjerash Kasami duke shtuar se me Kastriot Rexhepin ka pasur komunikim gjatë ditës së djeshme./Telegrafi/
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...