Mëngjesin e sotëm shkolla fillore “Hilmi Rakovica” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.
Për fat të mirë, nga ky zjarr nuk ka të lënduar, dhe është arritur të lokalizohet shumë shpejt.
Drejtori i shkollës, Skender Halimi për arbresh.info tha se në momentin e shpërthimit të zjarrit nxënësit kanë qenë jashtë objektit, duke e shfrytëzuar pushimin,
Halimi tha se zjarri është lokalizuar me kohë dhe askush nuk ka pësuar lëndime, përveç disa dëmtime të objektit.
” Sot në mëngjes më saktësisht kur nxënësit kanë qenë në pushim të gjatë e kemi parë qe po del tym e flak. Kemi lajmërua zjarrfikëset e Policinë të gjithë kanë ardhë menjëherë dhe s’ka pas lëndime në njerëz fatmirësisht. Janë bërë disa dëmtime në kulm por të vogla pasi zjarri është lokalizua shpejt”, u shpreh Halimi për arbresh.info.
Ai tha se motivet e shpërthimit të zjarrit dyshohet të kenë ardhur nga oxhaku i nxehjes së shkollës.
Drejtori i shkollës tha se mësimi për ditën e sotme është ndërprerë, për të vazhduar nesër normalisht.
“ Nxënësit i kemi larguar dhe sot nuk do të mbahet procesi mësimore. Nga Policia është konfirmu se shkaktar ka qenë oxhaku i nxehjes, por që më herët s’kemi pasur asnjëherë problem”, ka thënë Halimi./arbresh.info/
LEXO EDHE
Shpërthen zjarri në shkollën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë – Arbresh.info
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua