Policia dhe Prokuroria e Shtetit thërrasin konferencë për media

12:17 | 11 Nëntor 2021
L G

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, pritet të mbajnë një konferencë për media.

Në këtë konferencë përfaqësues nga Prokuroria e Shtetit dhe Përfaqësues nga Drejtoria për Hetimit e Trafikimit me Narkotikë pritet të japin detaje rreth një operacioni të suksesshëm policor në luftën kundër trafikimit me narkotikë me ç’rast janë arrestuar disa persona dhe është konfiskuar një sasi e narkotikëve, shkruan arbresh.info.

Konferenca do të mbahet sot në ora 14:00 në sallën e Stacionit policor “Qendra” në Prishtinë./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme