Google ADS

Kujt i duhet çfarë për t’u kalifikuar në Botërorin “Katari 2022”?

11:21 | 11 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Kanë mbetur më pak se një vit deri në fillimin e Kampionatit Botëror “Katari 2022”, shumë kombe evropiane mund të sigurojnë biletën e tyre për në Katar gjatë javës së ardhshme, apo edhe më shumë, nëpërmjet “play-off”.

Grupi A:

Portugalia dhe Serbia tashmë janë konfirmuar si dy të parat, ndërsa më 14 nëntor do të përcaktohet cila skuadër do të zë vendin e parë.

Grupi B:

Suedia do të kualifikihet nëse mposht Gjeorgjinë dhe nëse Spanja nuk mund të mposhtë Greqinë.

Në rast se fiton ndeshjen ndaj Gjeorgjisë dhe Spanja humb ndaj Greqisë, do të siguronin kualifikimin direkt përmes vendit të parë.

Spanja do të blindonte një nga dy vendet e para nëse fiton ose barazon kundër Greqisë, e cila do të duhet të fitojë të dy ndeshjet e fundit për të qëndruar në garë.

Grupi C

Italia dhe Zvicra ndajnë pikë të njëjta në këtë grup, dhe në përballjen e tyre me njëra – tjetërn, do të vendoste cila skuadër do të kualifikohej direkt.

Grupi D

Franca do të kualifikohet me një fitore kundër Kazakistanit ose nëse barazon dhe ndeshja mes Bosnje – Harcegovinë – Finlandë gjithashtu përfundon me barazim. Shpamgia e humbjes do të siguronte një vend në dy të parat për “Gjelat”.

Ukraina ka nevojë që Franca të humbasë dhe Finlanda të barazojë ose të humbasë për të pasur ndonjë shans për të kryesuar grupin.

Finlanda ende mind të kryesojë grupin nëse fiton dhe nëse barazon ose humb Francën.

Bosnja dhe Harcegovina do të jetë jashtë garës për t’u kualifikuar nëse humb ndaj Finlandës.

Grupi E

Belgjika mund të konfirmoj vendin e parë nëse mposht Estonin ose Uellsin.

Republika Çeke dhe Uellsi janë të dyja në “luftë” për vendin e dytë, nëse Belgjika fiton ndaj Uellsit atëherë Republika Çeke do të sigurontë fazën “Play-off”.

Grupi F

Danimarka tashmë është fituese e grupit

Skocia mund të fitoj një vend në “Play-off” nëse fiton ndaj Moldavisë ose nëse barazon dhe gjithashtu edhe nëse Izraeli barazon, ndërsa nëse këta të fundit humbasin, atëherë ata janë jashtë garës.

Austria është jashtë garës, por mund të arrijë në “Play-off” përmes pozitës së saj në Ligën e Kombeve.

Grupi G

Holanda do të kualifikohet nëse fiton kundër Malit të Zi dhe Norvegjia humbet kundër Letonisë

Norvegjia do të përfundoj në një nga dy vendet e para nëse mposht Letoninë dhe Turqia nuk mund Gjibraltarin, që e pamundur kjo për këta të fundit.

Grupi H

Rusia dhe Kroacia tashmë kanë siguruar dy vendet e para.

Rusia do të kualifikohet me një fitore ndaj Qipros dhe nëse Kroacia dështon të mposhtë Maltën, por nëse ato përputhen me rezultatet, do të vijë një “luftë” mes dy kombëtareve në ndeshjen e fundit të këtyre kualifikimeve.

Grupi I

Anglia do të kualifikohet nëse mund Shqipërinë dhe Polonia nuk mund Andorrën, ose nëse barazojnë dhe Polonia humbet. Shpangia e humbjes do të bëjë që Anglia të sigurojë një nga dy vendet e para.

Polonia do të siguronte të paktën fazën “Play-off” nëse mposht Andorrën dhe Shqipëria nuk fiton kundër Anglisë.

Shqipëria nuk do të zinte një nga dy vendet e para nëse ata nuk fitojnë ndërsa Polonia po.

Hungaria duhet të mposht San Marinon dhe të shpresojnë që Polonia të humb dhe Shqipëria të mos arrijë fitore për të pasur ndonjë shans të sigurojnë vendn e dytë.

Grupi J

Gjermania tashmë është kualifikuar.

Romania, Maqedonia e Veriut, Armenia dhe Islanda kanë ende një shans për t’iu bashkuar Gjermanisë pasi të katër skuadrat luajnë kundër njëra – tjetër në xhiron e fundit të këtyre kualifikimeve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme