Travis Scott dhe organizatorët e Astroëorld janë paditur nga familja e një djali nëntë vjeçar, i cili është në gjendje kome, pasi u plagos në mënyrë katastrofike gjatë rrëmujës fatale në festival.
Ezra Blount aktualisht është në mbështetje jete pasi pësoi “traumë që ndryshon jetën”, duke përfshirë lëndime në trurin, mëlçinë dhe veshkën e tij, pasi u “shkel” nga turma me babain e tij gjatë koncertit të Scott, transmeton portal arbresh.info
Avokati Ben Crump, së bashku me këshilltarët Alex dhe Bob Hilliard, tha në një deklaratë: “Ky djalë i vogël aktualisht po lufton për jetën e tij dhe prindërit e tij nuk do ta njohin kurrë të njëjtin fëmijë me të cilin hynë në Astroëorld”.
Ata akuzojnë organizatorët dhe reperin që nuk ndaloi performancën e tij pasi rrëmuja kishte filluar.
Gjyshi i Ezra, Bernon Blount, tha se ai dhe familja e tij “duan të ketë përgjegjësi dhe transparencë” ndërsa hetuesit shqyrtojnë se çfarë çoi në vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve.
Ezra dhe babai i tij Treston shkuan në koncert së bashku të premten mbrëma për të shijuar shfaqjen e reperit. Që të dy u kapën në valën fatale të turmës pasi Scott doli në skenë, duke bërë që Treston të binte të fikët “nga presioni që po i bëhej” dhe Ezra të rrëzohej në tokë, tha Bernon.
Padia e familjes pretendon neglizhencë në një numër të madh aspektesh, duke përfshirë kontrollin e turmës, dështimin për të ofruar kujdesin e duhur mjekësor, punësimin, trajnimin, mbikëqyrjen dhe mbajtjen./arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...