Ka filluar seanca e sotme në rastin ndaj ish-komandant Calit, Salih Mustafa, në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Edhe gjatë ditës së sotme po bëhet dëgjimi i dëshmitarit të gjashtë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, raporton arbresh.info
Me të filluar seanca kryetarja e trupit gjykues, Mapi Feld-Folia, i’a ka dhënë fjalën mbrojtjes së viktimave për t’i bërë pyetje dëshmitarit.
Dëshmitari ka rrëfyer dje disa momente të rrahjes që pretendon së i është bërë në Zllashë, dhe pikërisht për këtë u pyet edhe nga mbrojtja e viktimave, se si ndjehet tani a kanë ndikuar ato ngjarje diçka më shumë në shëndetin e tij mendor.
Mbrojtja e viktimave: A mund të na përshkruani më në detaje si u ndjetë kur e kuptuat se ishit arrestuar prej UÇK-së?
Dëshmitari: Në aspektin e përgjithshëm isha arrestuar me disa persona atje, edhe në momentin kur jam ndaluar atje më është dukur e palogjikshme ajo, për shkak se nuk e ndjeja vetën të fajshëm për asgjë, dhe momenti kur kam par viktimën ne kemi ndjerë një frikë të madhe pasi se kemi dit pse po ndodh ajo ashtu. Ne nuk ishim të armatosur ata po, edhe pse neve nuk ka ka shku mendja me ju kundervyer atyre.
Mbrojtja e viktimave : Ti the se ishte e frikshme dhe ne deklaratën tuaj përmendët një viktimë që ishte rrahur shumë keq, dhe frikën që shkaktoi kjo te ju, sa zgjati kjo ndjenjë e frikës edhe pas lirimit të Zllashit?
Dëshmitari; Unë e kam ende brenda vetës, ka qenë një lloj krimi çka ka ndodh atje. Për asnjë lloj vepre nuk trajtohet ashtu, më është dukur shumë e rëndë.
Mbrojtja e viktimave: Me rrahjen që të kanë bërë ty, e cila rrahje u bë mbi trupin tënd të zhveshur me një shkop prej gome, ju e përshkruat këtë dje, deshta të sqaroj diçka në lidhje me të, se transkripti i gjykatës më duke i paplotë. Këto të nxira që i patë më vonë në pasqyrë, a ishin prej shpatullës deri në pjesën e poshtme të shpinës?
Dëshmitari: Deri afër belit, ashtu e kam vrenjt në pasqyrë pasi kam shkuar në shtëpi.
Mbrojtja e viktimave: A vazhdoni të mendoni për ato përjetime që keni pas në Zllashë, dhe në qoftë se po çka të shkakton ty, si ka ndikuar te ti?
Dëshmitari: Kjo më ka shkaktuar stres, nervoze, lodhje nga energjia për tu marr me atë çështje, dhe po ashtu mosparaqitja para drejtësisë qe 22 viteve të personave për krime të ndryshme të të njëjtit lloj edhe më të mëdhja që kanë ndodh në krahasim çka kam pas si dëshmitar në rastin konkret që e përmendëm më herët dhe janë të ditura për publikun.
Mbrojtja e viktimave: Pra stres, energji e ulët, ndonjëherë edhe gjumë i shqetësuar, këto janë gjëra që i ke përjetuar dhe që i përjeton dhe ti i lidh drejt për drejt me atë që kanë ndodh në Zllashë?
Dëshmitari: Un i lidhi me të gjitha ngjarjet që kanë ndodh, besoj që kanë një vlefshmëri më të gjerë, si në aspektin juridik dhe organizativ dhe të gjithat.
Mbrojtja e viktimave: Çka doni të thoni me këtë?
Dëshmitari: Kur ti analizosh këto gjëra, janë të njëjta më kontekst në tërë Kosovën kanë ndodh, arsyeja është e njëjtë në shumicën e rasteve dhe po ashtu veprimet e njerëzve, fora e veprimit të tyre është e njëjtë.
Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...