Kur bëhet fjalë për ndarjet, ne shpesh supozojmë se gratë e kanë të vështirë përballimin e një ndarje.
Megjithatë, një studim i fundit ka gjetur se meshkujt në fakt vuajnë më shumë sesa femrat kur lidhja e tyre merr fund, transmeton portal arbresh.info
Studimi i parë në llojin e tij, i botuar në Journal of Social and Personal Relationships, analizoi marrëdhëniet në internet, duke përcaktuar problemet më të zakonshme të marrëdhënieve të përjetuara nga çiftet jashtë zyrës së terapistit.
Ekipi ndërkombëtar i psikologëve, i udhëhequr nga studiues në Universitetin Lancaster, përdori metoda të përpunimit të gjuhës natyrore për të analizuar karakteristikat demografike dhe psikologjike të mbi 184,000 njerëzve që kishin postuar problemet e tyre të marrëdhënieve në një forum anonim në internet.
Zbulimi gjeti se burrat vuajnë më shumë emocionalisht kur marrëdhënia e tyre morri kthesë për të keq.
“Shumica e asaj që dimë për problemet e marrëdhënieve vjen nga studimet e njerëzve në terapinë e çifteve, e cila përfshin një nëngrup mjaft specifik njerëzish”, tha Charlore Entëistle, autore e studimit.
“Ne donim të kuptonim jo vetëm se cilat probleme të marrëdhënieve përjetohen më shpesh nga publiku i gjerë, por kush i përjeton ato probleme më shumë”, shtoi ajo.
Ndonëse nuk ishte një tronditje e madhe që komunikimi dhe besimi ishin disa nga çështjet më të zakonshme të diskutuara, ekipi hulumtues ishte i befasuar me dallimin gjinor që shfaqej në temë.
Analiza e të dhënave zbuloi se tema më e zakonshme e përmendur nga njerëzit që flisnin për problemet e marrëdhënieve të tyre ishte rreth dhimbjes emocionale të shkaktuar nga disa çështje.
Sipas studiuesve, tema që u shfaq vazhdimisht ishte për “dhimbjen e zemrës” që u ndje dhe ekipi regjistroi përdorimin e fjalëve specifike si: “pendim”, “ndarje”, “qarje” dhe “zemërthyer”.
Ndryshe nga pritshmëritë e studimit, ekipi tregoi se pjesëmarrësit meshkuj diskutuan më shumë për thyerjen e zemrës sesa gratë, duke sugjeruar se stereotipi i burrave që investohen më pak emocionalisht në marrëdhënie sesa gratë mund të jetë disi i pasaktë.
“Me vetë faktin që burrat flasin për zemrën e thyer, tregon se ata preken emocionalisht nga problemet në një marrëdhënie më shumë se gratë”, tha autorja e studimit.
Studiuesit zbuluan gjithashtu se burrat kishin më shumë gjasa të kërkonin ndihmë profesionale në internet sesa gratë, për t’u marrë me marrëdhëniet e tyre.
Nga ana tjetër, kjo mund t’i ndihmojë çiftet të shmangin pengesat e zakonshme në përpjekjen për të jetuar të lumtur.
Autorët e studimit sugjeruan gjithashtu se gjetjet mund të ndihmojnë në shfaqjen e problemeve që mund të ketë një marrëdhënie, duke theksuar se edhe burrat kanë poaq nevojë sa gratë të flasin rreth problemeve të tyre./arbresh.info/
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...