Për 10 muaj, në Kliniken e Syve në QKUK u realizuan 1 mijë e 564 operime

09:36 | 11 Nëntor 2021
L G

Që nga janari e deri në muajin tetor të këtij viti, në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë realizuar mbi 1 mijë operime.

Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), po ashtu gjatë kësaj periudhe kanë bërë 3 mijë e 72 raste të injeksioneve brenda në sy, shkruan arbresh.info.

“Në periudhën janar – tetor 2021 në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u realizuan 1 mijë e 564 raste të intervenimit në sallat e saj operative, si dhe 3 mijë e 72 raste të aplikimeve intravitreale të anti VEGF (injeksion brenda në sy. Në saje të raportit të punës, me udhëzim të mjekëve specialistë, 1 mijë e 564 pacientë ishin të shtrirë në repartet e Klinikës së Syve për trajtim të vazhdueshëm mjekësor, pas intervenimit”, thuhet në njoftim.

Numri i vizitave ambulantore specialistike, subspecialistike, diagnostike dhe laboratorike, gjatë këtyre 10 muajve arriti në 22 mijë e 500./arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

Të ngjashme