Google ADS

Rritet vlera e Amir Rrahmanit në tregun e transferimeve

09:30 | 11 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Vlera e mbrojtësit kosovar, Amir Rrahmanit është rritur dukshëm në tregun e futbollit në javët e fundit.

Nga 12 milionë sa ishte vlera e tij, pas transferimit nga Hellas Verona te Napoli, tani është bërë 16 milionë euro.

Mbrojtësi prishtinas është duke kaluar formë të jashtëzakonshme me Napolin në Itali.

Deri tani, ai është paraqitur në pothujse çdo ndeshje si startues me napolitanët.

Me statistikat e tij të jashtëzakonshme, ylli kosovar ka zënë vend në formacionin startues, duke bindur trajnerin, Luciano Spalleti dhe duke lënë në bankë rezervë mbrojtësit grek, Kostas Manolas i cili edhe po mungon per shkak të lëndimit.

Në nëntë ndeshja sa ka zhvilluar këtë edicion, Rrahmani ka shënuar 2 gola dhe ka pranuar vetëm një karton të verdhë, si dhe është bërë një nga shtyllat e skuadrës duke bërë që të mos pranohen shumë gola.

Forma e lartë e tij është ka ndikuar që vlera e tij në treg të rritet në 16 milionë euro në “Transfermarkt”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme