Bllokimi i takimeve Kurti-Vuçiq| BE: Kryenegociatorët po përgatisin terrenin për një takim kredibil

09:13 | 11 Nëntor 2021
L G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq nuk dihet se kur do të takohen më.

U supozua se një takim për të vazhduar dialogun mes Kosovës e Serbisë do të mund të mbahej në nëntor, por duket se kjo gjë nuk qëndron.

Të paktën kjo mund të vërtetohet në momentin kur zyra e Bashkimit Evropian në Bruksel, thonë se paraprakisht do të ketë një takim të eksperteve.

“Ne do t’ju njoftojmë për çdo takim të mundshëm në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi. Për të kuptuar më mirë ecurinë e hapave që çojnë në takime të nivelit të lartë me Presidentin dhe Kryeministrin, është e rëndësishme të kihet parasysh se çdo takim i nivelit të lartë paraprihet nga një takim ekspertësh në nivelin e

Kryenegociatorëve, të cilët po përgatisin terrenin dhe agjendën për një takim kredibil”, deklaron për arbresh.info, Peter Stano, zëdhënësi i BE-së.

E krejt këtë bllokadë të dialogut e ku shkas po del të jetë formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, Aferdita Maliqi, njohëse e çështjeve politike, e sheh si test për kryeministrin Albin kurti.

Maliqi thotë se duke parë që Kurti ka qenë kundër këtij Asociacioni dhe kauza e tij do të hidhej poshtë nëse do të pranoj të flas në dialog.

“Procesi i dialogut është procesi kryesor kur kryeministri Kurti do të jetë në situatën kur duhet të marrë vendime, nëse kërkohen dhe këto vendime mund të lidhen me kauzat që ai i ka kundërshtuar ndër vite e mbi të cilat kauza edhe është ngritur”, vlerëson ajo.

Madje Maliqi përmend kohën kur Kurti kishte hedhur gaz-lotsjellës për ketë çështje.

Sipas saj, kryeministri Kurti më çdo kusht do të mundohet që mos ta shtyje përpara këtë proces.

“Çështja e Asociacionit është një nga çështjet më të ndjeshëm, e të cilën e ka kundërshtuar Kurti edhe me protesta e gazlosjellës. Duke parë presionin e madh që po bëhet ndaj Qeverisë Kurti nga bashkësia ndërkombëtare për të themeluar këtë asociacion, dhe Kurti është i vetëdijshëm se sa mund të ndikojë kjo çështje në profilin e tij të politikanit, por edhe shtetit tonë një themelim i Asociacionit me kompetenca siç po kërkohet. Kurti do të mundohet me çdo kusht ta shtyjë këtë çështje! Kurti nuk është që ka bllokuar dialogun, sepse ne kemi parë takimet mes dy palëve, e së fundi u dialogu edhe për targat, por çështja është se Kurti do të provojë të mos krijojë Asociacionin, sepse atëherë nuk ka kuptim gjithë kauza e tij politike”, shprehet Maliqi për arbresh.info.

Qasjen e kryeministrit Kurti po e sheh ndryshe, Blerim Burjani njohës i çështjeve politike.

Sipas tij, për shkak të Asociacionit, Kosova po izolohet e po barazohet si destabilizuse me Serbinë, duke marr shembull vendimin e fundit të SHBA-ve.

“Për shkak te Asociacionit duket se Kosova po izolohet dhe barazohet si destabilizuese me Serbinë në rajon. Mos ftesa nga SHBA bënë të kuptojmë se Kosova po thuhet njëjtë si Serbia nuk po kontribuojnë për paqe. Kjo heshtje e SHBA-ve nuk është sinjal i mirë as për Kosovën e as për Serbinë. Nuk guxojmë të krahasohemi si Serbia si destabilizues e bllokues të dialogut”, deklaron Burjani për arbresh.info.

Krejt pikëpyetja për vazhdimin e dialogut erdhi në momentin kur Presidenti i Serbisë, tha se në takimin e parë që do të mbahet mes dy palëve, tema kryesore do të jetë formimi i Asociacionit.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit të Kosovës, Albin kurti.
Kurti, i tha BBC-së, se Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nuk do ta lejojë.
Madje, theksoi se këtë do ta bëjë pa marrë parasysh pozicionin e tij në politikë, pozitë apo opozitë.

“Kur Asociacioni nuk u implementua, asnjë serb në Kosovë nuk protestoi. Ishte Beogradi që u zemërua. Në vitin 1991, më 26 prill, 14 komuna me shumicë serbe në Bosnjë-Hercegovinë u bënë bashkë e krijuan Asociacionin”.

E një kundër përgjigje për këtë, Kurtit i ka ardhur nga Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Sipas Petkoviq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke refuzuar që ta formojë Asociacioni e Komunave Serbe, jo vetëm që anulon procesin e dialogut, por edhe poshtëron BE-në dhe SHBA-në.

“Është e papranueshme dhe e turpshme që Kurti të tregojë arbitraritet dhe arrogancë kur bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe ta bëjë këtë pa asnjë sanksion, saktësisht prej atyre që janë garantues të implementimit të asaj që është nënshkruar”, ka thënë Petkovic.

Takimi i fundit i mbajtur mes Kurtit e Vuçiqit ishte në muajin korrik. Pavarësisht se u deklarua nga ana e BE-së se do të jetë më intensiv pas pushimeve të verës, kjo nuk ndodhi. /V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme