Kush është Dritan Rexhepi dhe çfarë e ka bërë atë një prej njerëzve më të kërkuar nga drejtësia këto 20 vite? Rexhepi ndodhet i izoluar në burgun e Sigurisë së Lartë në Latacunga të Ekuadorit prej 2014 ës, ku po vuan një dënim prej 13 vitesh burg për trafik droge.
Emri i tij gjendet në kartelat e policisë prej vitit 1999, kur u akuzua për vrasjen me pagesë të policit Durim Kasmi nga Kruja dhe një personi të rastësishëm. Dyshohet se krimi u porosit nga anëtari i bandës së Niklës, Shkëlqim Haka. Dritan Rexhepi u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 25 vite burg. Ai nuk e ka pranuar kurrë autorësinë e krimit. Gjykata Kushtetuese ka vendosur rigjykimin e çështjes dhe ujrat po lëvizin në favor të Rexhepit.
“U punua fortë nga krimet e rënda që siguruan një dëshmitar të penduar që kishte ndihmuar, dhe ishte penduar. Por cfarë ndodhi, me kalimin e kohës ai dëshmitari u tërhoq. Një tjetër mik i Dritanit, apo i panjohur që bëri vrasje në të njëjtën linjë dhe si Dritani dhe si akuza për Dritanin është i lirë tani pasi u tërhoq plaku. Dritani po ti hyjë me themel gjykimit të tij në Shiqpëri ka të ngjarë del i pafajshëm sepse nuk ka më dëshmitar”, u shpreh Ferdinand Dervishi.
Ngjarja e atëhershme i dha autoritetet Rexhepit në botën e errët, që veç të tjerash, njihet si mjeshtër i arrative nga burgjet. Për herë të parë, ai u arrestua në Tiranë, në vitin 2006 në një prej hoteleve më luksoze me një armë tip pistoletë pa leje. Rexhepi u transferua në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Durrës, që kishte në juridiksion zonën e Krujës, aty ku ndodhi vrasja e policit Kasmi.
“E marrin në pyetje, mbarojnë punë, e mbyllin derën, një zyrë e thjeshtë. Shkëmbehen duke dalë këta me dy funskionarë të policisë që bënin punën e marrdhënieve me median, e vënë atë pas murit, e fotografojnë se do ia shëprndanin mediave, dalin dhe e mbyllin derën me celës. Menjëherë pas tyre edhe pse dera kycur ai mundi ta hapë ka marë një dosje, e ka future në sqetull i ka thënë policit mbaruan ata zotërinjtë me mua, madje i tha më trego rrugën tani nga të dal dhe ka ikur”, u shpreh Ferdinand Dervishi.
Rexhepi do të arrestohej në vitin 2008 në Holandë për llogari të drejtësisë italiane në lidhje me një dënim për trafik droge. Në vitin 2011 ai arratiset edhe nga burgu i Voghera-s në Itali. Pas disa muajsh arrestohet në Spanjë si anëtar i një bande të dyshuar për grabitjen e një banke në Barcelonë. Ai nuk u mbajt shumë në qeli atje, por autoritete spanjolle vendosën ta ekstradojnë në Belgjikë ku kërkohej për disa krime të rënda. Rexhepi do të arratisej sërish nga burgu i Antverpit. Ai u shndërrua ndër 10 më të kërkuarit e Interpolit.
“Di të them që nëse Altin Dardha ishte mjeshtër i shpëtimit nga pusi, ky i bie të jetë një tjetër nivel, mjeshtër i arratisjeve nga burgjet”, u shpreh Ferdinand Dervishi./noa/
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...