Ish-deputeti i PD-së Azgan Haklaj dhe ish-kryetari i PD-së në Tropojë Azgan Haklaj thotë se në 2017 ka pasur një skenar për të vrarë Lulzim Bashën dhe Sali Berisha ka qenë në dijeni.
I ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv, duke u ndalur dhe tek zhvillimet në vendet e Rajonit në atë dhe desatbilizimin në politikat në shtetet fqinje, Haklaj risolli në vëmendje se në kohën e çadrës ka pasur skenar për vrasjen e Bashës. Haklaj tha se ulja e Bashës me Ramën në 2017 shmangu luftën civile.
Ndërsa sa i takon ‘Foltores’ së Berishës, Haklaj thotë se ai po mbledhë gjithë ato që janë anti-amerikanë në Rajon.
‘Foltorja e Berishës të bëhet protagonist i brendshëm. Berisha e nisi ‘Foltoren për të uzurpuar PD. Ka bërë grusht shteti pasi po uzurpon opozitën. Do të mbledhë të gjithë ato që janë anti-amerikanë në Rajon. Keni parë ndonjë deklaratë të Berishë stu bëj thirrje deputetëve shqiptare të parlamentit të Maqedonisë së Veriut. Të kthehemi në vitin 2017, kur kishim zgjedhje kishim të njëjtin skenar, arrestimi Haradinajt në Francë, vrasja e mbetur në tentativë e Ali Ahmetit në Maqedoni dhe grushtin e shtetit në Malin e Zi dhe vrasja e mbetur në tentative në 2017 e Lulzim Bashës, në kohën e çadrës, ka pasur një skenar, vetë Berisha ka qenë në dijeni. Ulja e Bashës me Ramën në 2017 shmangu luftën civile që mund të ndodhte në vend. Luftën civile e donin struktura të tjera. Basha e shmangu këtë problem shumë të madh që ishte një problem i trazimit shqiptar. Me ‘Foltoren’ përligj motivacionin që SHBA i ka vendosur.’- tha Haklaj.
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?