Dy kandidatët për të parin e Prishtinës, Arben Vitia e Përparim Rama, në debatin për kryeqytetin ka folur edhe sa i përket koalicioneve për 14 nëntorin.
Ata në Klan Kosova, janë shprehur se nuk do të bëjnë koalicione parazgjedhore.
Si Vetëvendosje nuk jemi ulur fshehtas apo kemi bërë koalicion nën tavolinë asnjëherë, pra nëse e kishim bërë do ta kishin marrë vesh të gjithë. Kjo është një shprehi që e kanë pasë subjektet tjera, por jo VV. Koalicion parazgjedhor jo, por pas zgjedhjeve dhe pas fitores një hapje totale me të gjitha subjektet politike”.
Edhe Rama ka mohuar ndonjë koalicion për balotazhin.
“Ne nuk do të bëjmë koalicione parazgjedhore, jemi të bindur se do të fitojmë sepse kemi qenë bashkë me qytetarin që gjashtë muaj”, është shprehur Rama
Por, Vitia e Rama janë shprehur të hapur për bashkëpunim pas zgjedhjeve me të gjitha partitë, siç kanë thënë ata për të mirën e kryeqytetit./arbresh.info/
Policia shqiptoi 2 mijë e 311 gjoba trafiku për 24 orë
Çmenduria e tifozëve para El Clasico-s në “Santiago Bernabeu...
Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për Sali Berishën...
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Të paktën 33 të vrarë nga sulm...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Moti sot me diell dhe vranësira