Ka përfunduar ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Jordanisë, e cila është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Jordania ka mposhtur Kosovën me rezultat 0-2.
Goli i parë erdhi në fillim të ndeshjes, në minutën e 18-të.
Autor i golit ishte Baha Faisal, i cili shfrytezoj gabimin e mbrojtjes së “Dardanëve”.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 0-1 në favor të Jordanisë.
Ndërsa në pjesën e dytë, “Dardanët” kanë pasur disa raste por për fat të keq mungonte finalizimi.
Goli i dytë erdhi në minutën e 85-të, ku autor i golit ishte Hamza Al Dardour.
Kurse në minutat shtesë, është ndëshkuar me karton të kuq Noor Al-Raëabdeh.
Megjithatë, Kosova më 14 nëntor do të zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës kundër Greqisë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...