Google ADS

Kosova nuk u ftua në Samitin e Demokracisë, Kurti: Nuk ka asgjë për tu shqetësuar

16:42 | 10 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar për mosftesën e ShBA-së për Samiti e Demokracisë.

Ai i pyetur nga gazetarët në një tubim elektoral në Podujevë ka thënë se arsyet e msoftesës janë shpjeguar dhe nga ambasada amerikane.

“Nuk ka asgjë për tu shqetësuar e kemi shpjeguar edhe më herët, e këtë e ka sqaruar shumë thjesht edhe Ambasada Amerikane”, tha Kurti pasi u pyet nga gazetarët.
Ambasada amerikane në Kosovë për mosftesën e Kosovës në këtë samit në sqarimin e saj kishte thënë “se nuk kanë mundur të akomodohen të gjithë partneret”.

Përveç Kosovës nuk ishte ftuar as Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Turqia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme