Kryeshefi i KUR “Prishtina” ligjëron për FSK, tema mbrojtja e burimeve të ujit

15:00 | 10 Nëntor 2021
V. S.

Kryeshefi Ekzekutiv i KUR “Prishtina”, Sokol Xhafa ka mbajtur sot ligjërata  për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Temat e ligjëruara kishin të bënin me njohuritë e përgjithshme të sistemit të rrjetit shpërndarës, sistemeve funksionale, mbrojtjes së burimeve të ujit, thuhet në postimin e tyre.

Postimi i plotë:

Prishtinë, 10 nëntor – Gjatë ditës së sotme, në Kazermën “ Adem Jashari ”, Sokol Xhafa UD kryeshef ekzekutiv i KRU ” Prishtina” sh.a. mbajti Ligjeratë për Forcën e Sigurisë së Kosovës / Kompaninë për operacione me civil, në kuadër të zhvillimit profesional dhe njohurive të përgjithshme të pjesëtarëve të tyre. Temat e ligjëruara kishin të bënin me njohuritë e përgjithshme të sistemit të rrjetit shpërndarës, sistemeve funksionale, mbrojtjes së burimeve të ujit, teknologjitë e trajtimit të ujit, sfidat dhe vështirësitë,  me theks të veçantë siguria e furnizimit me ujë cilësor dhe sasior./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme