Kompania ruse Caviar, ka prezantuar prodhimin më të ri të dedikuar për ata që janë të gatshëm të ndajnë një shumë të majme të parave për iPhone ekskluziv.
Prodhimi më i ri i Caviar është iPhone 13 Tyannophone, e pjesë të tij janë fragmente të dhëmbit të tiranosaurit të vjetër mbi 80 milionë vjet.
Kjo pajisje është pjesë serisë së re Tera që përfshinë Monsterphone me panelin e përforcuar pre titani, e si opsion edhe Teradiamond me 1.024 diamante. Ky numër i përshtatet asaj të memories që modelet e reja të iPhone i kanë.
Ky model është i kufizuar në numër të prodhimit – ku vetëm shtatë njësi do të jenë të disponueshmë dhe secila do të kushtojë 8.160 dollarë.
Monsterphone do të prodhohet në 99 njësi, e çmimi i tyre do të jetë 7.760 dollarë. Teradiamond do të shitet me çmim prej 49.500 dollarë, e te blerësit do të arrijnë vetëm 18 njësi.
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...