Arrijnë mbi 1 milion fletëvotime nga Sllovenia, për raundin e dytë të zgjedhjeve

14:42 | 10 Nëntor 2021
A Z

Kanë arritur 1,136,150 fletëvotime nga Sllovenia, për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, që do të mbahen më 14 nëntor.

Këtë e konfirmon për arbresh.info zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas tij, mumri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1,136,150 fletëvotime, ai thotë se janë shtypur 124,421 apo 9.87% më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve në 21 komunat ku do të mbahet raundi i dytë.

“Mund t’ua konfirmoj se nga Sllovenia janë sjellur në Kosovë fletëvotimet për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, që do të mbahen më 14 nëntor. Numri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1,136,150 fletëvotime. Pra, janë shtypur 124,421 apo 9.87% më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve në 21 komunat ku do të mbahet raundi i dytë. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është 1,260,571 votues.”/arbresh.info/

Të ngjashme