Rita Ora duket plot stil rrugëve të Londrës

12:47 | 10 Nëntor 2021
A. B.

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është përherë e komentuar për paraqitjet e saj.

Rita ndiqet nga më shumë se 16 milionë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare të Instagramit e të cilët nuk i zhgënjen asnjëherë me postimet e saj, shkruan arbresh.info

Artistja shqiptare zgjodhi nuancat e vjeshtës teksa e kishte veshur xhaketën mbi një këmishë ngjyrë kafe.

Rita tregoi pak anën e saj provokuese, duke lënë të zbërthyer një prej kopsave të saj te pjesa e dekoltesë.

Bukuroshja kishte veshur pantallonat e lirshme ngjyrë gështenje, të cilat i kombinoi me një palë atlete të zeza.

Ndërkohë, kujtojmë që ylli i muzikës është në përgatitje të projekteve të reja, teksa në jetën personale ajo po shijon romancën me regjisorin, Taika Waititi. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme